INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Shkodrës i del pronarja'', Voltana Ademi po pengon Ramën të hyjë në qytet në këtë mënyrë…[LETRA]

''Shkodrës i del pronarja'', Voltana Ademi po pengon Ramën të hyjë në qytet në këtë mënyrë…[LETRA]

Publikuar më: 10:33 20-06-2019

Voltana Ademi, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës e bindur ndaj dekretit të Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, po kërkon të ndalojë takimin elektoral të kreut të qeverisë, që është njoftuar të mbahet pasdite në kryeqendrën e veriut. 

Mësohet se kryebashkiakja i ka dërguar një letër zyrtare, komisariatit të policisë së Shkodrës, dhe vetë Partisë Socialiste, ku i njofton se Bashkia nuk miraton asnjë leje për asnjë subjekt politik për aktivitete elektorale.
Në letrën dërguar shefit të komisariatit, Voltana Ademi shkruan: "Çdo aktivitet politik elektoral që mund të zhvillohet në sheshet publike të hapura në qytetin e Shkodrës konsiderohet i paligjshëm dhe për rrjedhojë Bashkia Shkodër nuk miraton leje për asnjë subjekt politik".

leteraaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826