Një 18 vjeçar nga fshati Gjatë është mbytur në liqenin e Mingulit në Lunxhëri të Gjirokastrës. Trupi i pajetë i tij është gjetur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se ai kishte shkuar për peshkim. Kanë qenë disa kalimtarë që kanë pikasur trupin e 15-vjeçarit me iniciale R.Halili mbi ujë dhe më pas kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa pritet dhe ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes.