INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkoi për t’i shitur mish, ja çfarë i bën 89-vjeçares [VIDEO]

Publikuar më: 09:23 18-05-2016

Një 27-vjeçar shkoi në shtëpinë e një të moshuare, duke iu paraqitur si tregtar mishi, por në fakt nuk ishte ashtu. Ai ishte një hajdut, i cili e hodhi përtokë 89-vjeçaren, duke i grabitur shumë sende me vlerë.

Momenti i turpshëm ka ndodhur në Britaninë e Madhe, dhe videoja u filmua nga kamera e vendosur nga djali i të moshuarës së sëmurë, e cila e priti miqësisht në banesë pa e ditur se çfarë e priste më pas.

Pasi e rrëzoi, hajduti i mori çantën dhe unazat e floririt, midis të cilave edhe unazën e martesës që ajo e mbante prej 48 vjetësh. Gruaja e quajtur Alice Swale vuan nga diabeti dhe u trondit gjithçka ndodhi.

Sipas medieve ndërkombëtare, ajo u detyrua të largohej nga shtëpia ku jetonte prej 60 vitesh. Policia arrestoi hajdutin 27-vjeçar në një tendë me vëllanë e tij, duke sekuestruar edhe tre unazat.

“Mail Online” ka shkruar se policia e ka cilësuar rastin si grabitjen më të keqe që kishin parë në 20 vite. Ndërkohë, i riu është burgosur me 10 vjet burg.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436