Në fakt Enca na ka treguar më parë se nuk i ka qejf telenovelat turke!
Kjo për të vetmën arsye se të stresojnë, pasi nuk kanë fund të lumtur dhe i japim plotësisht të drejtë. Enca po bën namin me këngën e saj “Dua” e cila që në ditët e para të publikimit ishte “trending” në shumë shtete fqinje dhe tashmë numëron rreth 4.5 milionë klikime për një javë.
Interesant ishte edhe videoklipi në të cilin mori pjesë dhe modeli portugez Pierluigi Fracassi, i cili së bashku me Encën na dhuruar skena të nxehta e provokuese në klipin “Dua”.
Menjëherë pas publikimit të këngës reagimet ishin të shumta dhe puthjet pasionante ishin pjesa më e lakuar në media. Por siç duket Enca ka ende nostalgji për xhirimet e klipit dhe ka ndarë një foto krah modelit dhe mbishkruan: 'Telenovelë turke'.
Përshkrim shumë i saktë pasi klipi tregonte një histori telenovelash, që haset shpesh në shoqëri, ku një vajzë lakmon burrin e martuar. Vështirë se Enca do luante në një telenovelë turke se nuk i ka qejf.