Në një intervistë të disa ditëve më parë, Saimiri i “Love Story” u shpreh se Merin e ka pëlqyer me shikim të parë. Në takimin e tyre të fundit që është transmetuar mbrëmjen e djeshme, Saimiri është shprehur se Meri i ka munguar këto dy javët e fundit.
Saimiri: U bë kohë pa takim!
Meri: Dy javë.
Saimiri: U duk si dy muaj.
Meri: Të paskam munguar!
Saimiri: Po ndeshjen e Milanit e pe? Ishe e mërzitur se kishte humbur më duket?
Meri: Eh!
Saimiri: Po bashkë do shkojmë të shohim ndonjë ndeshje të Milanit? Të ftoj që të shkojmë ta shohim në stadium. Ti ku do doje të shkoje?
Meri: Kam shumë dëshirë të shkoj njëherë në Afrikë, do më pëlqente po të shkonim bashkë! Do vije ti?
Saimiri: Po do shkonim…
Meri: Mund të shkojmë t’ju vijmë në ndihmë fëmijëve të varfër.
Saimiri: Sa të shkon kjo kapelja?
Meri: Faleminderit!