INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkolla, jo më vend i sigurtë!

Shkolla, jo më vend i sigurtë!

Publikuar më: 13:35 03-05-2016

Shkolla është vendi që prindërit kanë besuar për shumë vite së është vendi i sigurtë për fëmijët e tyre. Po sot çfarë po ndodh? A vazhdon të jetë i njëjti besim për institucionet e arsimit? Fatkeqësisht JO! Dhe shkaqet janë domethësese. Dhuna apo rreziku për adeleshentët është i madh. Këtë e tregojnë dhe ngjarjet e rënda të ndodhura brenda por dhe në afërsi të institucioneve të arsimit, ku fëmijët kanë pësuar dhe fatkeqësi të mëdha si vrasje apo plagosje. E pikërisht këtë të martë një sherr mes adoleshentës ka përfunduar me plagosje e një 17 vjeçari në qytetin e Laçit.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në një lokal përballë gjimnazit “At Shtjefen Gjeçovi”, ku dy 17-vjeçarë janë konfrontuar me njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre, i identifikuar me inicialet A.N ka goditur me thikë shtetasin R.H, duke e plagosur atë. Të dy nxënësit, saktësojnë burimet, janë të gjimnazit “Shtjefen Gjeçovi”, i pari nga Laçi dhe i dyti nga Mamurrasi, saktësojnë burimet. Ato shtojnë se falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur shoqërimi i autorit të plagosjes, ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034351348876953