INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkollat hapin sot dyert, 33 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Shkollat hapin sot dyert, 33 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Publikuar më: 08:28 17-09-2018

Nis sot viti i ri shkollor 2018-2019. 480 mijë nxënës nisin procesin mësimor nga të cilët 32 mijë fëmijë ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës. Për këtë vit të ri shkollor qeveria shpërndau libra falas, duke kursyer kështu 610 milionë lekë nga xhepat e qytetarëve që përdoreshin për tekste. Kur nga një anë prindërit kanë nisur që në mëngjes herët të bëjnë gati fëmijët për në shkollë, Policia Rrugore lajmëroi dje se duhej të kufizohej qarkullimi i mjeteve për shkak të trafikut. Policia u bëri thirrje qytetarëve që të lënë makinat personale në shtëpi dhe të përdorin transportin publik. Ndërkohë, dje nuk mungoi edhe urimi i ministres së Arsimit Lindita Nikolla, e cila i uroi suksese të gjithë nxënësve në rrugën e dijes.

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të urojë fillimin e vitit të ri shkollor 2018-2019 përmes një statusi në ‘Facebook’ me godinën e re të shkollës ‘Kosova’. Rama shkruan se pas një lufte afro 15-vjeçare me ata që morën padrejtësisht shkollën 9-vjeçare ‘Kosova’, tashmë ky institucion ka rilindur. Sipas Ramës, kjo shkollë është simbol i historisë së Tiranës. “MIRËMËNGJES ?
dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam?”, shkruan Rama.
Edhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve me rastin e fillimi të viti të ri shkollor. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kryemadhi thekson se sot është një rrugë e re për ata fëmijë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Po ashtu ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e mësuesve në këtë proces. “Uroj me zemër suksese për të gjithë fëmijët që ulen sot për herë të parë në bankat e shkollës!
Fillon sot për ju një rrugë e re në përballjen me jetën, me mësime, por dhe shumë sfida e mundime, udhërrëfyes e bashkëudhëtarë do të keni mësuesit, që do ju japin dorën dhe dijen për të kaluar vështirësitë përpara. Uroj gjithashtu suksese për të gjithë nxënësit në këtë vit të ri shkollor! ??”, shkruan Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003525972366333