INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkollë shqipe në Itali. Kush e inaguron? [FOTO]

Shkollë shqipe në Itali. Kush e inaguron? [FOTO]

Publikuar më: 12:14 10-10-2016

Që prej rrëzimit të regjimit komunist, mijëra shqiptarë ju drejtuan vendeve perëndimore për një jetë më të mirë. Ndërsa 26 vitë më pas, breza të tërë fëmijësh janë rritur pa mësuar shkrimin e gjuhës shqipe. Por sot, në Trento të të Italisë është hapur shkolla shqipe, me donacione të një sipërmarrësi shqiptar, i cili punon e jeton në këtë vend. Në inagurimin e fillimit të vitit të ri shkollor mori pjesë dhe deputeti Eduart Ndocaj, i cili nga Italia u bë pjesë e politikës aktive në Shqipëri, duke  fituar dhe mandatin e deputetit.
Njoftimi:
“Sot, inauguruam fillimin e vitit të ri shkollor të shkollës shqipe në Roveto, Trento. Të pranishëm ishin shoqatat shqiptare të prezantuar nga Ndue Lazri, Klodian Cami si dhe deputeti Ndocaj, i vetmi nga Diaspora që është në Parlament. Klodiani është një përfaqësues i zoti i sipërmarrësve shqiptare në Itali dhe një ndër përfaqësuesit kryesor të Komunitetit shqiptar në Itali.
Z. Ndocaj foli me ta për betejën e tij për Ligjin e Votës të Shqiptarëve që jetojnë jashtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941