Rama “humb durimin” me ndjekësit e tij në Facebook.
Pas publikimit të ‘komunikimit javor’ në lidhje me qëndrimin e Partisë Socialiste mbi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, lidhur me deputetin Saimir Tahiri, ndjekësit e Ramës në Facebook, kanë bërë komentet e tyre lidhur me situatën e krijuar.
Shumica prej tyre janë revoltuar, mesa duket nuk janë të kënaqur me situatën e krijuar, dhe kanë shprehur mendimet e tyre.
Ato që bien në sy janë komentet e kryeministrit Rama. Atij nuk i janë dashur më shumë se 10 minuta për tu marrë me komentuesit. Mesa duket ai ka “humbur durimin” dhe u është kthyer me komente jo shumë të këndshme.