Së fundmi janë publikuar disa pamje shumë të rënda në rrjetet sociale, një grua bashkë me disa pjesëtarë nga fisi i saj, shkon për të kapur mat burrin që e tradhtonte dhe rreh keq dashnoren e tij.
E tërbuar nga tradhëtia, ajo ka rrahur brutalisht të dashurën e burrit. Sipas DailyMail e gjithë skena e sikletshme dhe aspak e këndshme është xhiruar nga të afërmit e gruas, të cilët më pas videon e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.
Thuhet se gruaja nga Rajoni Guangxi Zhuang në jug të Kinës pasi ka dyshuar se burri i saj kishte një lidhje për një kohë të gjatë, ka mbledhur të afërmit e saj dhe ka shkuar në shtëpi për ta demaskuar atë.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: