INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 25 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Shkon në 25 numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni

Publikuar më: 10:01 11-11-2018

Numri i viktimave nga zjarret në Kaliforni është rritur në 25, sipas zyrtarëve amerikanë. Katërmbëdhjetë trupa të tjerë u zbuluan pranë qytetit të shkatërruar Paradise, në veri të vendit duke e çuar numrin e të vdekurve të konfirmuar atje në 23. Dy persona të tjerë u humbën jetën në jug, pranë Malibu. Rreth 250,000 njerëz janë detyruar të ikin nga shtëpitë e tyre për të shmangur tre flakë të mëdhenj në shtet. Ndërkohë, Presidenti Donald Trump tha se për zjarret duhet të fajësohet menaxhimi i dobët i autoritetit të pyjeve. Flakët e zjarrit janë favorizuar edhe nga erërat e forta, duke bërë që të përhapen me shpejtësi. Ndër qytetet ku është urdhëruar evakuimi i popullsisë, është edhe Thousand Oaks, qytet ku një person i armatosur vrau 12 persona më 7 Tetor. Pamjet e pasqyruara nga mediat amerikane tregonin situatën e rëndë në qytetin Paradise. Qielli i mbushur me re të mëdha tymi, aq sa mbulonin edhe rrezet e diellit. Zjarrfikësit thonë se po shpresojnë që të vendosin nën kontroll flakët, tani që është ulur shpejtësia e erës. Deri të shtunën, në Camp Fire ishin djegur 100,000 akra (40,500 hektarë) dhe ishte vetëm 20%. Shefat e zjarrfikësve vlerësojnë se do të duhet rreth tre javë për të kontrolluar plotësisht flakët. Zjarri filloi në Pyllin Kombëtar të Plumas, në veri të Sacramento, të enjten dhe shpejt përfshiu qytetin Pradise.

Banorët janë larguar, pasi më shumë se 6,700 shtëpi dhe biznese u shkatërruan, duke e bërë zjarrin më shkatërrues në historinë e shtetit. Flaka u zhvendos aq shpejt sa disa duhej të braktisnin makinat e tyre dhe të iknin nga qyteti në këmbë.

Article Logic
Execution time: 0.004662036895752