INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 400 numri i të prekurve me COVID 19, 22 viktima

Shkon në 400 numri i të prekurve me COVID 19, 22 viktima

Publikuar më: 13:27 08-04-2020

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat mbi numrin e të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri. Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar 17 raste të reja me coronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 400.

Lajmi u dha nga shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico. Ajo theksoi se der tani në Shqipëri janë kryer 2989 teste të dyshuara nga coronaviruis. Edhe pse deri tani kanë humbur jetën 22 qytetarë, lajmi i mirë lidhet me faktin se 154 të tjerë janë shëruar plotësisht.

"Në vijim të komunikimit të përditshëm, ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 236 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 17 raste të reja me COVID-19.Deri në këto momente janë testuar 2989 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 400 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 23 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 154.", tha Fico.

Aktualisht në dy spitalet COVID në Shqipëri po marrin shërbim 58 pacientë, ndërkohë harata e të prekurve gjatë orëve të fundit është zgjeruar në qytetin e Tiranës, Elbasanit, Fierit dhe në Shkodër.

"Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. Nga këta 5 pacientë janë në terapi intensive, 1 në pavion, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 9 raste, Elbasan 1 rast, Fier 6 raste dhe Shkodër 1 rast", theksoi shefja e ISHP-së.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive

- Tiranë 190 raste

- Durrës 38 raste

- Lushnje 5 raste

- Elbasan 12 raste

- Fier 32 raste

- Kavajë 8 raste

- Rrogozhinë 4 raste

- Korçë 17 raste

- Vlorë 5 raste

- Shkodër 45 raste

- Lezhë 14 raste

- Berat 2 rast

- Has 12 raste

- Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

- Pukë 4 raste

- Mirditë 3 raste

Zonja Fico apeloi te qytetarët që në rast se kanë shenja apo simptoma të COVID-19 të telefonojnë në numrat 127 dhe në numrin e gjelbër 0800 40 40.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40", përfundoi Fico.

Article Logic
Execution time: 0.0037438869476318