INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 5 numri i të arrestuarve për shpërthimin në metron e Londrës

Shkon në 5 numri i të arrestuarve për shpërthimin në metron e Londrës

Publikuar më: 17:39 20-09-2017

Dy persona janë arrestuar në jug të Uellsit për sulmin terrorist të së premtes në një tren në Londër, duke e çuar numrin e përgjithshëm në pesë. Një burrë 48-vjeçar dhe një 30-vjeçar u arrestuan sipas Aktit të Terrorizmit në orët e para të ditës së mërkurë, pas një kërkimi në një adresë në Newport. Policia ende po kërkon atje, dhe në një adresë të dytë në qytet. Tridhjetë njerëz u plagosën kur një bombë në shtëpi shpërtheu pjesërisht në një tren Tube në Parsons Green. Bomba, e cila u shpërtheu në jug-perëndim të Londrës në 08:20 të ditës së premte, duke shkaktuar djegie të një numri të madh njerëzish. Një grua, e cila dëshmoi arrestimet e fundit, tha se kishte parë një njeri me pranga që u mor nga një shtëpi dhe u çua në një makinë policore. “Rreth një orë më vonë, një tjetër person me kapuç në kokë u nxor në rrugë dhe u vendos në pjesën e prapme të një furgoni policor”, tha ajo për BBC. Gruaja, e cila nuk donte të emërohej, tha se i gjithë operacioni ishte kryer me shumë pak zhurmë dhe asnjë nga policët nuk ishte armatosur. Arrestimet e tjera të kryera më parë janë ai i një 25-vjeçari në Newport të martën në mbrëmje,një 18 vjeçar, i cili rezulton të jetë një jetim nga Iraku, i mbërritur 3 vjet më parë në UK pasi ju vranë prindërit, u ndalua të shtunën në portin Doveru. BBC ka mësuar se ai më parë ishte referuar në një program anti-ekstremist. Një 21-vjeçar i cili besohet të jetë Yahyah Farroukh, i lindur në Siri u ndalua të shtunën në Hounslow, në perëndim të Londrës. Komandanti Dean Haydon, kreu i komandës kundër terrorizmit të Policisë Metropolitane, tha: "Ky vazhdon të jetë një hetim i shpejtë. Një sasi e konsiderueshme e aktivitetit ka ndodhur që nga sulmi të premten. Detektivët po bëjnë kërkime të gjera për të përcaktuar faktet e plota pas sulmit. Kërkimet e mëtejshme po vazhdojnë në dy adresa në Surrey dhe pritet të zgjasin disa ditë”-bën të ditur Haydon. Sipas BBC arrestimet e fundit treguan se detektivët po zhvillojnë "një ide të një rrjeti" njerëzish pjesëmarrës në këtë aktivitet. Ata mund të mos kenë planifikuar ndonjë lloj sulmi terrorist, por janë të njohur me njëri-tjetrin, jetonin së bashku ose janë anëtarë të së njëjtës familje.

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043