INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 736 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, 28 viktima

Shkon në 736 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, 28 viktima

Publikuar më: 13:28 27-04-2020

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19, nga të cilët 9 janë në Tiranë dhe 1 në Shkodër. Gjatë komunikimit të përditshëm me publikun, zv/ministra e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije se deri në këto momente janë testuar 7491 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 736 raste.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 422 ose 57.3 % e totalit të të prekurve

Aktualisht në vendin tonë, 286 ose 42.7 % e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 29 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 1 pacient është i intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë”, tha zv/ministrja.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Article Logic
Execution time: 0.004784107208252