INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkon në 79 totali i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ja sa të infektuar ka në 24 orët e fundit

Shkon në 79 totali i viktimave nga COVID-19 në Shqipëri, ja sa të infektuar ka në 24 orët e fundit

Publikuar më: 14:35 06-07-2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi të hënën për vdekjen e 3 pacientëve të tjerë me COVID-19 në Spitalin Infektiv dhe diagnostikimin e 71 rasteve të reja.

Doktoreshë Eugena Tomini tha në një konferencë për shtyp nga ministria, se viktimat ishin të moshave 63, 65 dhe 69 vjeç nga Tirana, Lezha dhe Puka, rasti i fundit ishte një mjek, njoftuar më herët gjatë paradites së sotme.

Totali zyrtar i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 79 (vdekshmëria 2.7 për qind e të infektuarve).

Prej rreth një jave autoritetet raportojnë mesatarisht për 2-3 viktima në ditë. Vlen të theksohet se që prej muajit qershor kanë vdekur 46 persona, 13 më shumë se periudha tremujore mars-maj, (rritje 58 për qind e rasteve).

"Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde," - u shpreh Dr. Tomini në njoftimin për shtyp të së hënës.

Tomini tha se gjatë 24 orëve të fundit ishin kryer 459 teste, prej të cilave 71 persona u diagnostikuan me COVID-19, duke e çuar totalin në 2,964 të prekur. Përballë kësaj situate autoritetet apelojnë qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mbajnë vazhdimisht maska.

Së fundmi nga ministria u deklaruan “të shëruar” 45 pacientë, duke e çuar totali ne atyre që e kanë mposhtur infeksionin në 1,702 persona.

Prej diagnostikimit të rastit të parë në muajin mars, autoritetet shëndetësore kanë kryer rreth 30 mijë teste, duke pikasur 2,964 të infektuar (10 për qind e të testuarve), 1,702 kanë mundur të shërohen, 79 kanë vdekur, ndërsa 1,183 persona mbeten ende mbartës të virusit.

Shpërndarja gjeografike e “rasteve aktive”: Tiranë 453, Durrës 213, Shkodër 168, Vlorë 116, Lezhë 64, Fier 48, Korçë 31, Kukës 25, Elbasan 24, Berat 16, Gjirokastër 15, Dibër 10.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262