Ishte një konkurs bukurie për femra dhe publiku e pëlqeu për performancën por e dini se çfarë ndodhi më pas?
Një nga finalistët e konkursit të bukurisë "Miss Virtual Kazakistan", Arina Aliyeva ka shokuar të gjithë pas deklaratës se në fakt është mashkull dhe jo femër.
Arina, emri i vërtet i të cilit është Ilay Dagilev kishte vendosur të merrte pjesë në konkurs pasi kishte pasur një argument me miqtë e tij mbi bukurinë femërore.
Me ndihmën e makeup-it dhe një parukieri Ilay u bë Arina, një vajzë e re që përfaqësonte qytetin e saj Shymkent në konkursin e bukurisë.
Ilay, 22 vjeç ka punuar si model që në moshën 17-vjeçare dhe pati fatin që në konkurs të shkonte deri në finale. Por pikërisht në këtë moment ai vendosi të zbulojë të vërtetën që është mashkull.
Diaghilev shpjegoi vendimin e tij për të hyrë në konkursin e bukurisë "Miss Virtual Kazakistan" si një mënyrë për të bindur vajzat e reja se sa lehtë mund të arrihet bukuria fizike edhe nga gjinia e kundërt.
Ai shpreson se historia e tij do t'i frymëzojë njerëzit për të vlerësuar më shumë bukurinë e brendshme.