Puntatën e djeshme në Për’puthen pati një përplasje të ashpër mes Blerimit dhe Antonelës. Që në fillim të emisionit pati kunja të vazhdueshme mes tyre dhe Bora kërkoi që ata të bënin një takim 4 minutësh. Mes shumë debateve, ata pranuan, por që në fillim Antonela e la takimin dhe u shpreh e revoltuar: “S’dua t’i shoh sytë”, referuar Blerimit.
Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë dhe i kërkoi falje, por shtoi se ajo bën rolin e viktimës.
“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht.
Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.
Ajo e ka akuzuar Blerimin se në takim me të vjen me skenar dhe se reciton ato që ka mësuar përmendesh. Blerimi ndërkaq nuk e ka pranuar një gjë të tillë, duke thënë se për takimin me të është lajmëruar vetëm dy tre orë para dhe nuk patur mundësinë të përgatitet ashtu siç pretendon Antonela.