Operacioni për evakuimin e djemve të bllokuar në shpellën Thai pritet të marrë fund sot. Gazetarët e CNN raportojnë se ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë katër anëtarë të skuadrës “Derrat e Egër”. Shkon kështu tetë numri i djemve që lënë shpellën ku qëndruan më shumë se dy javë.
Ata janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore, sipas një dëshmitari i cili është pjesë e grupit operacional që qëndron në hyrje të shpellës. Kanë mbetur ende pesë djem në shpellë dhe zyrtarët besojnë se ata do të nxirren jashtë brenda sitës së hënë.
Më shumë personel se ditën e diel është përfshirë në operacionin që pritet të përfundojë deri në orën 21:00”-tha Narongsak Osatanakorn, kreu i qendrës së përbashkët komanduese që koordinon operacionin . “Emrat e djemve të shpëtuar nuk janë bërë të ditur për familjarët duke respektuar kështu familjet e djemve, të cilët janë ende brenda dhe nuk janë bashkuar me familjet e tyre” shtoi ai.