Një grua, e cila kishte shkuar të flinte në shtëpinë e shoqes së saj, është zgjuar e tmerruar në mes të natës dhe ka gjetur një gjarpër 5 m te këmbët e saj. Ngjarja ka ndodhur në Australi, në zonën tropikale të verilindjes.
Julie Birrel i ka alarmuar të gjithë kur ka parë gjarprin 40 kg teksa vinte vërdallë nëpër dhomën ku ajo flinte.
Së bashku me të zonjën e shtëpisë, Trina Hibberd, ato e kanë mbyllur gjarprin në dhomë dhe kanë njoftuar njësinë e emergjencës që merret me raste të tilla.
Gjarpri jetonte prej 15 vitesh në çatinë e shtëpisë. E zonja e shtëpisë u rrëfeu mediave lokale se e kishte parë 15 vjet më parë teksa nxirrte kokën nga WC-ja ndërsa ajo bënte dush.
Gjarpri me emrin Monty është lënë i lirë në pyll.