INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkoni në plazh me fëmijën, këto këshilla ju mësojnë si ta mbroni nga dielli!

Shkoni në plazh me fëmijën, këto këshilla ju mësojnë si ta mbroni nga dielli!

Publikuar më: 10:03 22-06-2019

Ndërsa temperaturat janë në rritje dhe tani më plazhi ka nisur, po ju sjellim disa këshilla se si të mbroni lëkurën e fëmijës tuaj gjatë ditëve të nxehta në bregdet.

Kremi
Së pari, fëmijët duhet t’i mbajmë larg nga dielli në ato orë që është piku i tij. Në këto kohë, pra nga 12:00-16:30 fëmija nuk duhet të rri në diell. Pjesën tjetër të ditës duhet t’i mbrojmë me kremra filtrues, që duhet të përhapen në mëngjes përpara se të shkoni në plazh, duke e përsëritur këtë gjë çdo dy orë, edhe nëse fëmija lahet në det edhe nëse vetëm luan në rërë. Gjithashtu, procedura e vendosjes së kremit duhet përsëritur dhe para hyrjes në ujë edhe pas daljes nga uji.
Por para se të ndodh kjo, kremi duhet të jetë i testuar në lëkurën e fëmijës. Kremi lyhet në një pjesë të vogël të lëkurës dhe shikohet si do të reagojë. Me këtë rast do të mund të vëreni nëse shfaqet ndonjë reaksion alergjik ose reaksion tjetër i ngjashëm.

Syzet
Kujdesi më i madh duhet të tregohet në pjesë të ndjeshme, si fytyra, hunda dhe buzët. Sytë e fëmijës janë shumë të ndjeshëm në diell, prandaj ato duhet të mbrohen me syze të cilat mbrojnë nga rrezet e diellit.

Kapelja dhe veshja
Kapelja është e domosdoshme dhe ajo duhet të jetë e madhe, sa t'ia mbulojë fytyrën fëmijës. Foshnjat duhet të jenë të veshura me rroba të holla.

Ushqimet
Gjatë qëndrimit në diell fëmija duhet konsumojë ushqime të stinës të pasura me vitamina dhe shumë lëngje, pasi që dielli shumë shpejt mund ta thajë lëkurën dhe ta dehidrojë organizmin.

Article Logic
Execution time: 0.0040481090545654