Agjencia e marketingut “Make Collective”, në Zelandën e Re, jep 5 dollarë në ditë për punëtorët të cilët udhëtojnë me biçikleta.
E nësë ky ritëm vazhdon për 6 muaj, shuma rritet deri në 10 dollarë.
“Kam meduar gjatë se si ta fus në përdorim biçikletën, sepse unë jam një adhurues i saj, paratë duket se janë një shtysë e vërtetë që njerëzit ta përdorin më shumë biçikletën.” –është shprehur për Daily Mail Tim Chesney, përfaqësues i kompanisë.
Ndërkohë që Eliott Gilmore, punonjëse e agjencisë, është shprehur se kjo është një iniciativë shumë e mirë, sepse ruan shëndetin e njerëzve e nuk kemi nevojë të shpenzojmë ashtu siç shpenzojmë në qoftë se do të merrnim makinën.