Një 15 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi shkonte me pistoletë në shkollë.
Ai u kap në flagrancë nga policia në oborrin e shkollës me pistoletën në brez.
Në pranga ka rënë 15-vjeçari me inicialet R.N nxënës i klasës së 10-të të një shkolle.
Policia njofton se ishte lajmëruar që adoleshenti R.N kishte hyrë në shkollë me një armë tip pistoletë, e markës "ZASTAVA", por pa fishekë.
Pas lajmërimit uniformat blu të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e 15- vjeçarit.