INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrepën foton pak minuta se Katedralja të digjej! Mbi 66 mijë njerëz kërkojnë burrin dhe vajzën[FOTO]

Shkrepën foton pak minuta se Katedralja të digjej! Mbi 66 mijë njerëz kërkojnë burrin dhe vajzën[FOTO]

Publikuar më: 14:39 16-04-2019

Një turiste ka publikuar një lutje në mediat sociale. Ajo kërkon ndihmë për të gjetur dy persona të fotografuar para Notre-Dame pak minuta para se katedralen ta pushtonte zjarri.
Një foto shihen momente të ngrohta të një burri dhe një vajza e të vogël që luajnë jashtë monumentit historik në Paris. Turistja Brooke Windsor, 23 vjeç, thotë se e shkrepi fotografinë para se të shpërthente zjarri në ndërtesë. Në një përpjekje për t'i gjetur, ajo e postoi foton në Tëitter, shkruan BBC.
"Twitter nëse ke ndonjë magji, ndihmo t'i gjej ", shkruan ajo.
Deri më tani mesazhi është ndarë 66.000 herë nga njerëz në mbarë botën të vendosur për të ndihmuar Ëindsor që të gjurmojë personat në foto.
Windsor, nga Michigan, SHBA, tha se ka shpresë për të gjetur vajzën dhe babain në foto.
Megjithatë ajo pranoi se nuk ishte e sigurt nëse ata ishin babë e bijë duke thënë se krijoi këtë mendim: "thjesht afrimiteti që unë vura re nga ata".
Ajo i bëri thirrje përdoruesve të Twitter që ta ndihmojnë atë t'i gjejë.
Windsor tha se po qëndronte midis mijëra njerëzve në rrugë rreth katedrales duke e parë zjarrin horror që përfshiu monumentin 850 vjeçar.
"Ne pamë zemërthyer pjesën tjetër të Parisit," i tha ajo BBC, ndërsa shkrepjen e kësaj fotoje ajo e quan 'moment historik', pasi tregon katedralen në pak minuta para se imazhi i gjithë Parisit të ndryshonte përgjithmonë.

broke.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771