Sulmi ndaj reperit të njohur Fero ditën e djeshme, ishte një ndër lajmet më të lexuara. Në fillim lajmi për rrjahen, reagimi i Feros, vetë identifikimi i agresorit dhe së fundmi kapja e “katër muskëtjerëve”, kanë krijuar një zhurmë të madhe nga ana e medieve online lidhur më këtë ngjarje.
Ditën e sotme Policia e Kosovës ka vendosur t’i japë fund kësaj historie duke arrestuar 4 personat që sulmuan reperin e talentuar “Fero”. Ky lajm është konfirmuar nga vetë zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Hazizaj në një prononcim për “lajmi.net”.
"Sot njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë kanë arrestuar katër persona të dyshuar për lëndim trupor që ka ndodhur me datën 20.03.2018, në lagjen Veterrnik ne Prishtine. Personat e dyshuar D.D (1999), A.S (1997), R.Y. (1998) dhe L.U. (1998), pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt", tha Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.
Gjithashtu policia ka sqaruar edhe pjesën ku u tha se Fero u kërcënua me armë, sipas Florie Ahmeti-Hazizaj “arma” që u përdor për të kërcënuar reperin ishte thjesht një çakmak që ngjante si pistoletë.