INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrihet akulli pas shuplakës që i dha? Ana përlotet në studio, Fatjoni bën reagimin që s’pritej! [VIDEO]

Shkrihet akulli pas shuplakës që i dha? Ana përlotet në studio, Fatjoni bën reagimin që s’pritej! [VIDEO]

Publikuar më: 10:33 27-11-2020

Ana e "Përputhen" rrëfeu historinë e saj gjatë puntatës së sotme. Ajo u përlot teksa tregoi se ka punuar që në moshë të vogël, pasi nuk kishte as bukë të hante.

Mes emocionesh, Ana tha se ka bërë punë nga më të ndryshmet, si shitëse në butik, shitëse lakrash në treg apo dhe pastruese në shtëpi të ndryshme. 

Bukuroshja theksoi se që në moshë fare të vogël ka nisur të punojë, duke përmendur si punën e saj tregtimin e lakrave në tregjet lokale.

Ajo shtoi se nuk e kishte aspak problem të trokiste nëpër dyert e shtëpive dhe t’i kërkonte punë si pastruese, duke deklaruar me krenari se është krenare për gjithçka ka bërë. Pas këtij rrëfimi prekës, konkurrentët nisën të ngushëllonin 24-vjeçaren me duartrokitje të ngrohta, por një person i veçantë për të, dhuroi diçka më tepër.

Rrëfimi i saj emocionoi konkurrentët e tjerë, mes të cilëve dhe Fatjonin. Ai u prek nga historia e Anës dhe u ngrit për ta përqafuar. Ditën e nesërme dyshja do të ballafaqohen me njëri-tjetrin, për të sqaruar të gjitha keqkuptimet.

Article Logic
Execution time: 0.0022199153900146