INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''SHKRIHET'' ARRSH! Shkarkohen 11 punonjës, nuk lejohen të marrin sendet personale

''SHKRIHET'' ARRSH! Shkarkohen 11 punonjës, nuk lejohen të marrin sendet personale

Publikuar më: 18:43 27-02-2019

11 punonjës të ARRSH kanë marrë vendimin e shkarkimit nga detyra në mënyrë të papritur.

Burimet për OraNews kanë bërë të ditur se mes tyre është dhe emri i ish-drejtorit Afrim Qendro.

Menjëherë pas kësaj mësohet se në hyrje të institucionit janë vendosur disa punonjës që nuk janë të zyrës, të cilët nuk kanë lejuar punonjësit e shkarkuar që të hynin në zyrë qoftë dhe për të marrë sendet personale të tyre.

Në shkresën e firmosur për lirimin nga detyra nënvizohet se vendimi është marrë në bazë të pikës 5 të nenit 94 të ligjit 7961 datë 12.07.1955.

Shkak sipas kësaj shkrese është se nuk kanë aftësi profesionale për kryerjen e punës në zbatimin e projekteve Partneritet Publik Privat.

Article Logic
Execution time: 0.0032479763031006