INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimi i dorës tregon shumë për shëndetin tuaj dhe nga cila sëmundje mund të vuani

Shkrimi i dorës tregon shumë për shëndetin tuaj dhe nga cila sëmundje mund të vuani

Publikuar më: 11:44 01-02-2017

Çdo shkrim dore është unik.

Është e mahnitshme se sa shumë mund të thotë shkrimi i dorës për ju. Ashtu si gjuha e trupit dhe shkrimi i dorës “flet” për karakterin tuaj, por njëkohësisht edhe për shëndetin. Më poshtë do të lexoni tiparet më dominuese të kaligrafisë që përcaktojnë llojin e sëmundjes prej të cilës mund të rrezikoheni.

 

Presion të lartë të gjakut
Shkrimi me presion të alternuar në letër është një tregues se mund të keni presion të lartë në gjak, sidomos kur kaloni nga shkrimi i lehtë në të rënduar.

Alzheimer
Alzheimer, është forma më e zakonshme e dementias. Shkrimi ndryshon nëse sëmundja avancon. Një tregues është kur shkrimi ndryshon nga i çregullt apo i alternuar dhe shoqërohet me dridhje.

Skizofreni
Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri". Kur pjerrësia e shkrimit ndryshon brenda një fjalie është një formë treguesi se personi ka problem me realitetin.

Parkinson
Sëmundja e Parkinsonit u përshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Dr. Xhejms Parkinson. Eshtë një sëmundje kronike, progresive, degjenerative e trurit. Ndodh kur disa qeliza nervore, të një pjese të trurit, që quhet Substantia Nigra, dëmtohen, ose vdesin. Kur shkrimi është shumë i vogël (mikrografia), aq sa edhe personi që e shkruan nuk e dallon dot, kjo do të thotë se vuan nga Parkinsoni.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318