INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkrimi i Trump tregon se ai është arrogant, agresiv dhe nervoz [Video]

Publikuar më: 16:55 01-02-2017

Studiuesit e grafologjisë, shkencës që merret me studimin e dorëshkrimit kanë analizuar dy letra të shkruara me dorë dhe një urdhër ekzekutiv nga presidenti Donald Trump për të zbuluar se çfarë tregojnë në lidhje me sjelljen dhe shëndetin e tij. Analiza e dorëshkrimit mund të zbulojë më shumë se 5.000 tipare të personalitetit duke u nisur nga madhësia e shkronjave si dhe nga hapësirat midis fjalëve. Trump ka një shkrim dore që ka pjerrësi të majtë dhe që tregon se në përgjithësi këta njerëz duan që gjërat ti mbajnë për vete, dhe duan të punojnë në prapaskenë. Shkronjat e mëdha tregojnë se personat dalin shumë dhe se duan shumë vëmendje. Duke parë shënimet e Trump, shumica e letrave janë shkruar me shkronja të mëdha. Hapësira e ngushtë mes fjaleve tregon se njerëzit si Trump nuk mund të qëndrojnë të vetëm. Ata priren drejt turmës dhe shpesh bëhen të bezdisshëm. Trump shkruan me shkronja të mprehta por jo të rrumbullakosura te cilat tregojnë se shkruesi është agresiv, intensiv, inteligjent dhe kurioz. Shkronjat E dhe L janë të gjera dhe tregojnë se ai që i shkruan është spontan. Githashtu besohet që ata janë më mendjehapur dhe duan të provojnë eksperienca të reja. Shkrimi dorës së Trump tregon për një sasi të lartë presioni pasi gërmat janë shumë të errta. Presioni i tepërt mund të tregojë se shkruesi është nervoz dhe reagon shpejt ndaj kritikave. Firma e Trump është e pakuptueshme çka tregon një person i cili eshte shumë i vështirë për t’u lexuar e kuptuar. Fillimi i letrës së presidentit me fjalën unë, është i shkruar me gërma më të mëdha se të tjerat. Njerëzit që shkruajnë me gërma më të mëdha kur bëhet fjalë për veten e tyre priren të jenë më arrogant.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018649101257324