INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Shkrimi përmes trurit. Facebook zbulon teknologjinë, që kontrollon kompjuterin [VIDEO]

Publikuar më: 15:46 20-04-2017

Facebook  ka bërë të ditur se po punon me teknologjinë për të na lejuar të kontrollojmë kompjuterat drejtpërdrejt me trurin tonë. Ai po zhvillon softuerin e "fjalimit të heshtur" për të lejuar njerëzit  që të shkruajnë  100 fjalë në minutë. Projekti, në fazat e hershme, do të kërkojë teknologji të re për të zbuluar valët e trurit pa nevojë për një operacion invaziv. "Ne nuk po flasim për zbulimin e mendimeve tuaja të rastësishme," siguruan drejtuesit laboratorit të kërkimit të harduerëve të Facebook. Kompania tha se ka ndërmend të ndërtojë hardware dhe softuer për të arritur qëllimin e saj dhe ka vendosur një ekip prej më shumë se 60 shkencëtarësh dhe akademikësh për të punuar në projekt. Në faqen e tij në Facebook, Mark Zuckerberg shtoi: "Truri ynë prodhon të dhëna të mjaftueshme për të transmetuar katër filma HD çdo sekondë. Ne jemi duke punuar në një sistem që do t'ju lejojë të shkruani direkt nga truri juaj rreth pesë herë më shpejt se sa mund të shkruani në telefonin tuaj sot. Përfundimisht, ne duam ta kthejmë atë në një teknologji që mund të prodhohet në shkallë. Edhe një klikim i thjeshtë po /jo "i trurit" do të ndihmonte që gjërat në realitet të ndjehen shumë më të natyrshme”-shkruan Zuckerberg.

Article Logic
Execution time: 0.0026350021362305