INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimtari shqiptar Rudi Erebera fiton Çmimin Evropian për Letërsinë [FOTO]

Shkrimtari shqiptar Rudi Erebera fiton Çmimin Evropian për Letërsinë [FOTO]

Publikuar më: 18:32 21-04-2017

Shkrimtari Rudi Erebara është fituesi i Çmimit Evropian të Letërsisë për romanin e tij të fundit “Epika e yjeve të mëngjesit”.

Çmimi organizohet nga Komisioni Europian dhe pikërisht nga një Konsorcium i përbërë prej Federatës së Librarëve Europianë dhe Ndërkombëtarë (EIBF), Këshillit të Shkrimtarëve Europianë (EËC) dhe Federatës së Botuesve Europianë (FEP). Në Çmimin Europian të Letërsisë marrin pjesë gjithësej 36 shtete, të ndara në 3 grupe dhe që përzgjidhen një herë në 3 vjet.

Në romanin “Epika e yjeve të mëngjesit”, Erebara përshkruan jetën në periudhën e komunizmit dhe pritet të përkthehet në shumë gjuhë Europiane si dhe të botohet në shumë vende pas fitimit të këtij çmimi.

Kush është Rudi Erebera?

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Ai është poet, shkrimtar dhe përkthyes. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, ai nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. Ai është bashkëshorti i gazetares Mimoza Picari, autori i dy librave me poezi, Fillon Pamja, 1994 dhe Lëng Argjendi, 2013. Dy romanet e tij janë Vezët e thëllëzave, 2010, dhe Epika e yjeve të mëngjesit, 2016.

Përmbledhje e Romanit

Romani Epika e Yjeve të Mëngjesit është një dëshmi e fatit të Sulejmanit, një piktor shqiptar i punësuar në ndërmarrjen e dekorit të Tiranës. Një problem teknik ndodh më 16 tetor 1978, ditëlindja e diktatorit shqiptar Enver Hoxha dhe që i ngarkohet atij si përgjegjësi nga Sigurimi i Shtetit. Rreth kësaj kohe, Shqipëria po ndërpret marrëdhëniet me Kinën komuniste të Maos. Gjithashtu më 16 tetor 1978, Józef Ëojtyła, një prift nga Polonia komuniste bëhet Papa Gjon Pali i Dytë në Vatikan. Vonë në mbrëmjen e 16 tetorit, një shi i furishëm shpëlan germat e sloganeve të shkruara nga ndërmarrja e dekorit me të kuqe të thellë, një simbol i gjakut të derdhur gjatë luftës për liri nga partizanët komunistë. Edhe pse aktivitetet festive janë mbyllur, sigurimi i shtetit, nën urdhrat e drejtpërdrejta të diktatorit komunist, fillon të kërkojë për fajtorët, edhe pse një fajtor nuk mund të ekzistojë. Sulejmani është njeriu i shënjuar sepse ai gjendet në anën tjetër të llogores së luftës së klasave, të konceptuar dhe zbatuar me fanatizëm nga komunistët në pushtet. Ndërsa ai ndjen se është shënjestruar si viktimë, Sulejmani përpiqet të ndryshojë emrin në Edmond. Ai bën gjithashtu një pikturë që tregon disa partizanë rreth një zjarri. Kjo shihet si arsye e mjaftueshme që Sulejmani të ndëshkohet.

Article Logic
Execution time: 0.0039849281311035