INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimtarja akuza Ministrisë së Kulturës: S'më paguat, por më përdorni për...

Shkrimtarja akuza Ministrisë së Kulturës: S'më paguat, por më përdorni për...

Publikuar më: 10:47 26-03-2017

Elvira Dones reagon ndaj Ministrisë së Kulturës në rrjetet sociale.

Shkrimtarja shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Zvicër, pas një postimi të Ministrisë së Kulturës lidhur me takimet TRADUKI të shkrimtarëve shqiptarë në Leipzig, ka bërë të qartë se pjesëmarrja e saj në këtë event nuk ishte e mundësuar nga ministria, por nga shtëpia e saj botuese.

 

“Gëzohem shumë që Ministria e Kulturës ka mbështetur e financuar autorët e tjerë shqiptarë. Thjesht në rastin tim, e vërteta qëndron ndryshe”, kështu shkruan shkrimtarja Elvira Dones, e cila thekson se ministria vë emrin e saj si pjesëmarrëse në takimet TRADUKI, ndërkohë që ajo nuk është prezente.

9d7cda03-262a-4a46-b870-889e1889d3ae.jpg

Gjithashtu reagon edhe shkrimtarja Flutura Açka

73ac6614-9ede-4a0b-bf05-68072433d45e.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438