INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrimtarja amerikane “mahnitet” nga tradita shqiptare. Shkruan romanin “Virgjëresha e Betuar”

Shkrimtarja amerikane “mahnitet” nga tradita shqiptare. Shkruan romanin “Virgjëresha e Betuar”

Publikuar më: 16:57 14-09-2017

Një shkrimtare e re nga Los Angeles ka shkruar një roman historik duke u bazuar tek tradita shqiptare e Virgjëreshave, të cilat betohen për të mos u martuar kurrë. Autorja Kristopher Dukes ka dhënë një intervistë për romanin e saj debutues, “Virgjëresha e Betuar” ndërsa rrëfen se ka marrë shkas nga një artikull i botuar 9 vite më parë në “New York Times”. Fliste për traditën duke treguar se një grua betohet të mbetet e virgjër tërë jetën e saj dhe në këmbim do të jetojë me të drejtat ligjore dhe privilegjet sociale të një burri. Ajo mund të mbajë një armë, të pijë dhe tymos cigare, të punojë për para, të trashëgojnë pronën, të bëhen kryefamiljare dhe të marrin pjesë në gjakmarrje, ndonëse ajo vetë nuk mund të vritet, pra gëzon të gjitha privilegjet e burrit. Pas kësaj autorja tregon se ka pyetur veten "Çfarë do të ndodhte nëse një virgjëreshë e betuar bie në dashuri?". Për të qenë sa më në brendësi të traditës, rregullave dhe jetës që bënë një virgjëreshë ajo ka nisur të mbledhë informacione. Kërkimet rreth asaj periudhe që bëri në internet e bënë, shkrimtaren e re, të njihet me librin kryesor të Edith Durhamit, “Shqipëria e Lartë”, e cila u bazua në revistat e saj të udhëtimit nëpër rajonet më të largëta të maleve shqiptare, që bënte si antropologe. Përshkrimet e saj të ritualeve dhe kostumeve formuan themelin e shkrimit të romanit për shkrimtaren. Ajo rrëfen se e ka lexuar këtë libër shumë herë gjatë shumë projektit të saj për shkrimin e Virgjëreshës së betuar”.Po aq e rëndësishme për autoren ka qenë vepra e Rose Wilder Lane “Majat e Shalës” . Autorja e “Virgjëreshës së Betuar” tregon se e ka pasur shumë të vështirë për të siguruar librin “Majat e Shalës” pasi në bibliotekën qendrore të Los Angeles ishte vetëm 1 kopje. Për këtë arsye ajo vizitoi shumë herë bibliotekën për të marrë shënime. “Të dy librat ishin të paçmuar, dhe shkrimet e tyre të ndryshme të fiseve, fshatrave dhe gjërave të tjera ishin të dhëna që më çuan në dokumente historike siç janë artikujt e udhëtimit të shkruar gjatë kohës së Eleonores, kartolinat antike dhe fotografitë Shkodrës dhe një varietet i kostumeve popullore”-rrëfen shkrimtarja.
Romani
Romani “Virgjëresha e Betuar” flet për jetën e 18-vjeçares Eleanora dhe njerkën e saj të ligë. Ngjarjet zhvillohen në Shqipëri në vitin 1910. Kur babai i Eleanorës qëllohet për vdekje në rrugët me kalldrëm të Shqipërisë, Eleanora duhet të braktisë ëndrrën e saj për të studiuar artin në Itali, ndërsa përpiqet të mbijetojë në një fshat të largët malor me njerkën e saj Meria. Kjo e fundit kërkon të martoj me një njeri jo fort të mirë dhe e vetmja mënyrë që Eleanora të sigurojë lirinë e saj, të gëzojë të njëjtat të drejta si një njeri, është të zotohet se do të mbetet virgjëreshë. I qëndron këtij betimi derisa një ditë në derë shfaqet një i huaj i plagosur, joshës që kërkon ndihmën e Eleanorit dhe ajo fillon të ketë ndjenja për të. Kjo e lë atë me një zgjedhje të pamundur - pavarësinë e saj të vështirë, apo dashurinë?

Article Logic
Execution time: 0.0021729469299316