Një nga shkrimtaret më të njohura shqiptare me famë ndërkombëtare, Elvira Dones, ka bërë një deklaratë të rëndë për vendin tonë. Ajo për portalin zviceran "Der Bund" thotë se Shqipërisë i duhet të presë për pranimin në BE, përsa kohë qeveria është kaq e korruptuar.
“Shqipëria është një bastion i tregtisë së marijuanës dhe kokainës, politikanët kanë vetëm një qëllim kur janë në pushtet, pasurimin personal,” tha Dones.
Shkrimtarja shton se brezi i saj është lodhur dhe po heq dorë nga përpjekjet për përmirësimin e situatës.