INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrirja e Kuvendit: Nishani i kthen përgjigje Berishës...

Shkrirja e Kuvendit: Nishani i kthen përgjigje Berishës...

Publikuar më: 16:48 24-03-2016

Pasi  ish-  Kryeministri Sali Berisha i  kërkoi  Presidentit Nishani shkrirjen e Kuvendit , ky i fundit ka bërë komentin e tij  mbi këtë deklaratë.  I pyetur nga gazetarët , Bujar Nishani është shprehur  se në  çdo rast Presidenti do të veprojë mbi bazën e Kushtetutës. Kjo deklaratë e tij erdhi  pas homazheve që Presidenti  zhvilloi  në nder të viktimave të sulmit terrorist në Bruksel, mëngjesin e 22 Marsit. “Akte të tilla barbare nuk e pengojnë civilizimin e Evropës. Të vendosur për të qenë krah aleancës për të luftuar terrorizmin”, ka thënë Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451