INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrumbimi i anijes në Karaburun/ Drejtoria Detare tregon arsyet e djegies jep emrat e ekuipazhit

Shkrumbimi i anijes në Karaburun/ Drejtoria Detare tregon arsyet e djegies jep emrat e ekuipazhit

Publikuar më: 11:42 29-07-2019

Disa orë pas shkrumbimit të anijes turistike në Karaburun Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dhënë detaje për shkaqet dhe emrat e personelit që për paft shpëtuan pasi u hodhën në det.

DPD bën të ditur se është njoftuar për zjarrin e rënë në anije rreth orës 05:51 të mëngjesit nga kapiteni anijes A/T Black P. Janku. Menjëherë pas këtij njoftimi, DPD ka kontaktuar pronarin e Aquamarinës, i cili i ka konfirmuar ngjarjen.
Dyshohet se shkak i flakëve ishte një masë elektrike, por fatmirësisht të 5 personat që ndodheshin në bord janë hedhur në ujë dhe nuk kanë pësuar djegie. DPD raporton se në anije kanë qenë E. Hoxha kapiten, E. Shaha marinar, E. Hoxha marinar, R. Kociu marinar dhe B. Alluashaj motorrist.
“Përfshirja e anijes në flakë ka qenë e menjëhershme dhe personeli s’ka pasur kohë të mernin masa për fikjen e zjarrit dhe ata janë hedhur në det. 5 persona në bord kanë ndalur në breg pa lëndime. Në bord gjendeshin rreth 230 litra naftë, të cilat u dogjen totalisht gjatë procesit të flakëve. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit,” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për media nga DPD.

 

Article Logic
Execution time: 0.0020530223846436