Dy makina janë djegur gjatë natës në qytetin bregdetarë të Vlorës.
Nga informacionet paraprake mësohet se makinat i përkisnin të njëjtit pronar i cili i kishte denoncuar si të vjedhura.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi
Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.