Flakët i kanë marrë jetën një 30 vjeçari mbëmjen e së hënës. Sipas policisë 30 vjeçari i cili ka ndërruar jetë, jetonte në fshatin Bishnicë të Pogradecit pasi banesa e tij ishte përshirë nga flakët. Rreth orës 23:00 të së martës policia ka marrë njoftimin për zjarrin ku ka shkuar bashkë me forcat e zjarrfikëse. Si pasojë e zjarrit është djegur e gjithë banesa dhe në një nga dhomat e saj është gjetur i vdekur I.E rreth 30 vjeç. Gjithashtu raportohet se ka marrë dëmtime trupore nëna e tij B.E, e cila është dërguar për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Pogradecit. Dei në këto moment nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por mësohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.