Makina e kryetarit të Bashkisë së Lezhësh është shkrumbuar nga flakët. Sipas të dhënave të para të uniformave blu, dy makina të parkuara në parkingun e pallatit janë shkrumbuar plotësisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.
Njoftimi i Policisë:
“Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll”.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu të qytetit të Lezhës, ndërkohë që janë sekuestruar kamerat përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.