Shkrumbohet një tjetër makinë në Vlorë, në orët e para të mengjesit. Automjetit, tip fuoristrade, i është vënë flaka pranë Gjykatës së Vlorës, në parking.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit, ndërsa shkaqet nuk janë bërë akoma me dije nga policia dhe grupi hetimorë.
Ndërkohë dy pistat e hetimit janë, "shkendijë elektrike", që ka çuar në zjarr, ose zjarrvënje e qëllimshme.
Mësohet se makina është në pronësi të shtetasit me iniciale R.M.