INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkrumbohet Muzeu i Luftës në Kretë, i mbeten vetëm muret [VIDEO]

Shkrumbohet Muzeu i Luftës në Kretë, i mbeten vetëm muret [VIDEO]

Publikuar më: 11:38 23-07-2018

Muzeut të Luftës në Chania të Kretës tashmë i kanë mbetur vetëm muret. Një zjarr i fuqishëm që nisi rreth mbrëmjes së djeshme e shkatërroi atë terësisht. Forcat zjarrëfikëse ishin në betejë me flakët deri mëngjesin e sotëm për të vënë në kontroll flakët, por pa mundur të shpëtojnë asgjë. Çatia dhe të gjitha pjesët e brendshme të ndërtesës, të cilat ishin prej druri u shkatërruan plotësisht. Zjarrfikësit arritën të lokalizonin zjarrin në zonën e muzeut, pasi ekzistonte rreziku i zgjerimit të tij, ndërkohë që energjia elektrike u ndërpre në këtë zonë.
"Një monument i rrallë i arkitekturës, me vlerë të madhe për qytetin humbi", tha kryetari i Bashkisë së Chanias, Tasos Vamvoukas.
Sipas tij, në ndërtesë nuk kishte materiale të trashëgimisë historike përveç arkivave. Katër automjete dhe personeli i zjarrfikësve mbeten në gadishmëri për të mos lejuar riaktivizimin e zjarrit. Hyrja në godinën e dëmtuar nuk ka qënë e mundur, pasi ekziston rreziku i rënies së pjesëve të çatisë. Policia po heton për shkaqet e zjarrit, ndërkohë që dëmi është shumë i madh. Objekte historike dhe materiale fotografike të viteve 1903-1922, ato të luftërave Ballkanike 1912-13, Luftës së parë dhe të dytë Botërore etj janë shkatërruar totalisht. Muzeu historik ushtarak ishte i vendosur në një ish- kazermë italiane e ndërtuar në vitin 1870.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176