Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës, në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Makina ishte në pronësi të shtetases Mimoza Agalliu, e cila punon Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat.
Dyshohet se ky veprim ka qenë i qëllimshëm, dhe ka ardhur si pasojë e detyrës që mban Mimoza Agalliu.
Mjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Informacion Paraprak Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat). Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.