Një tërmet me magnitudë 4 ballë është ka rënë pasditen e sotme në Gjirokastër.Lëkundjet e tërmetit u regjistruan në orën 18: 47 minuta.
Epiqendra e tërmetit është 14 km nga qyteti i Gjirokastrës, me një thellësi 5 kilometra dhe si pasojë është ndjerë në disa qytete në Jug të vendit. Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar në njerëz apo dëme materiale.