INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkupi në protestë për rastin e Kumoanovës

Shkupi në protestë për rastin e Kumoanovës

Publikuar më: 09:09 30-12-2017

Shkupi duket se do ta mbyll me protesta vitin 2017. Mediat vendase bMediat vendase bëjnë me dije se sot mbahet protesta për rastin e Kumanovës dhe zbardhjen e proceseve të montuara. Me moton “Të thajmë lotë dhe të shërojmë plagë”, shqiptarët do kërkojnë që rasti Lagjja e Trimave të kthehet në rigjykim, për shkak të siç thonë organizatorët, dhjetëra shkeljeve procedurale. Agjencia Ina shkruan se ata do të protestojnë derisa të përmirësohen gabimet e shtetit, lidhur me këtë rast dhe me të gjitha rastet e tjera që janë dënuar shqiptarët, duke përfshirë rastin e Ladorishtit, Gostivarit, Bitpazari, Sopoti, Harun Aliu, rasti Monstra dhe së fundi, Lagjja e Trimave. Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politik, Shpëtim Pollozhani, tha se për të organizuar këtë protestë janë motivuar nga deklaratat dhe qëndrimet e shumë institucioneve relevante botërore, të cilët kanë vlerësuar se në Maqedoni shkelen të drejtat e njeriut, me theks të veçantë në procedurat paraprake dhe në gjykata. Ai ftoi të gjithë që t’i bashkohen protestës, e cila do të fillojë në orën 13:00 në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, dhe më pas do të marshojnë deri para Gjykatës së Apelit.

Article Logic
Execution time: 0.0020310878753662