INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkupi paralajmëron Ramën: “Merru me punë e tua, mos ndiz zjarr tek ne”

Shkupi paralajmëron Ramën: “Merru me punë e tua, mos ndiz zjarr tek ne”

Publikuar më: 19:02 03-02-2017

Europarlamentari Eduart Kukan dhe ministria e Jashtme e Maqedonisë akuzojnë kreun e qeverisë shqiptare për ndërhyrje në punët e brendshme. Ata bëjmë fajtorë Ramën për mos krijimin e qeveriosë së re maqedonase. Anëtari i Parlamentit Europian (PE) dhe ish-ministri i jashtëm sllovak Eduard Kukan thotë se e ashtuquajtura "Platforma shqiptare" e partive që përfaqësojnë shqiptarët etnikë në Maqedoni, e sponsorizuar nga Kryeministri shqiptar, Edi Rama, është e papranueshme, raporton MIA. " Aktivitetet e kryeministrit të Shqipërisë pas zgjedhjeve në Maqedoni janë të papranueshme. Të ftojë palët e shqiptarëve etnikë nga Maqedonia dhe për të diskutuar platformën e tyre duke u treguar atë që ata duhet bëjnë kur të kthehen në vendin e tyre, është shumë. Kjo nuk është mënyra për të vepruar", thotë Kukan, i cili përfaqëson Partinë Evropiane Popullore (PPE) në Parlamentin Evropian. Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë u ka bërë thirrje fqinjëve që të mos përzihen në punët e tyre, duke nënkuptuar ndërhyrjen e kryeministrit Rama. “Do të ishte mirë kur konceptin e Maqedonisë të integrimit multikulturor në shoqëri të bazuar në vlerat evropiane do ta zbatonin edhe vendet fqinje” thuhet në reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë” Sipas këtij institucioni "Politikanët nga fqinjësia të cilët me këmbëngulje tentojnë ta tërheqin vëmendje nga problemet në vend, me ndezje të zjarrit te fqinjët shkojnë në kundërshtim me vlerat evropiane”. “ Megjithatë, për të gjithë do të jetë më mirë të përkushtohen në reformat që i kanë shumë të nevojshme para se të ëndërrojnë për udhëheqje dhe të krijojnë ndarje në rajon", deklaron MPJ. Platforma e përbashkët e partive shqiptare përfshin barazi të plotë në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe Kushtetutës. Të drejtat gjuhësore të barabarta, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet ekzekutive bashku maqedonase si gjuhë zyrtare në Maqedoni. Po kështu platform parashikon barazi të plotë ekonomike dhe zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë. Partitë shqiptare po ashtu kërkojnë përfaqësim të barabartë në organet e sigurisë dhe të inteligjencës, në sektorin gjyqësor ushtarak dhe, në çdo nivel të autoriteteve qendrore.

Article Logic
Execution time: 0.0032908916473389