INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkupi sonte kryeqyteti i futbollit! Maqedonia përdor ceremoninë hapëse të finales për t’i bërë reklamë vendit [FOTO]

Shkupi sonte kryeqyteti i futbollit! Maqedonia përdor ceremoninë hapëse të finales për t’i bërë reklamë vendit [FOTO]

Publikuar më: 20:19 08-08-2017

Në stadiumin “Filipi II” të Shkupit, po luhet finalja e supërkupës së Evropës mes Real Madrid dhe Manchester United. Ekipi i Zidane dhe ai i Mourinho, do të masin forcat në fushë për të ngritur këtë trofe të rëndësishëm në fund të ndeshjes. E duke qenë se Shkupi është kryeqyteti i futbollit sonte, Maqedonia ka shfrytëzuar këtë rast për t’i bërë reklamë vendit të vet. Ceremonia hapëse ishte e gjitha me motive maqedonase, këngë e valle tradicionale. Një performancë tjetër magjike ishte edha ajo e fëmijeve të shurdhër të fondacionit të UEFA-s, të cilët interpretuan me gjuhën e shenjave, këngën e Coldplay, “A sky full of stars”.

Nëse objektivi ishte për t’i bërë reklamë vendit, ia kanë dalë!

 

Article Logic
Execution time: 0.0035579204559326