INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shkurt dhe saktë! Ja çfarë thotë HOROSKOPI i 2019-ës për ju! [FOTO]

Shkurt dhe saktë! Ja çfarë thotë HOROSKOPI i 2019-ës për ju! [FOTO]

Publikuar më: 17:49 20-12-2018

Viti 2018 ka qenë një vit I ‘nxitimit dhe pritjes’ ndërsa viti i ri 2019-të do të jetë viti i qartësisë dhe shpresave. Ndërsa merrni vendime bazuar në ato që mësuat në 2018-ën, 2019-ta premton shumë më shumë gjatë gjithë vitit.

Dashi

Horizonti juaj po zgjerohet dhe Jupiteri në Shigjetar dëshiron që jut ë përjetoni gëzime dhe Aventura. Lejoni Saturnin në Bricjap të krijojë hapsira të reja për ju. Vendosini vetes qëllime që rrisin kuriozitetin tuaj dhe ju ndihmojnë në karrierrë këtë vit.


Demi

Viti I ri ju kërkon që të ftoni ata persona që kanë fituar besimin tuaj dhe janë kuriozë mbi gjërat që ju I doni. Jupiteri në Shigjetari ju jep prosperitet dhe aftësinë të shihni ndryshimet që ndodhin te ju. Saturni në Bricjap ju jep vullnetin për të investuar në rritjen personale.

Binjakët

Pasi jeni kujdesur shumë për shëndetin dhe mirëqenien tuaj jeni më mirë se kurrë dhe ky vit I ri kërkon që të ndani të jepni më të mirën tuaj në lidhjet romantike. Jupiteri në Shigjetar ka rritur eksperiencën tuaj në dashuri gjatë gjithë vitit prandaj shihini të gjitha lidhjet me optimizëm.

Gaforrja

Këtë vit të ri nuk do të neglizhoni më veten tuaj. 2018-ën e kaluat duke rrezikuar dhe tashmë Jupiteri në Shigjetar do që ju të fokusoheni te urtësia praktike. Fokusohuni në mirëushqyerje, mirëqenie dhe shëndetin mendor për të qenë në paqe më veten tuaj.

Luani

Pas një viti që e keni izoluar veten tuaj është koha që të dilni në qendër të vëmendjes sërisht. Jupiteri në Shigjetar ju frymëzon që të keni vetëbesim dhe të guxoni në realizimin e ëndrrave tuaja. Saturni në Bricjap ju jep bazat për këtë. Përkushtohuni në krijimin e një rutine të përditshme dhe shfrytëzoni çdo mundësi që ju jepet.

Virgjëresha

Në 2018-ën mendja juaj brilante ju çoi në një sërë situatash, vendesh dhe bisedash prandaj 2019-ta është viti që të relaksoheni. Jupiteri në Shigjetar ju ndihmon të gjeni njerëzit që ju kujtojnë shtëpinë. Saturni në Bricjap ju kërkon që të përputhni shërbimet bujare që u jepni të tjerëve me nevojat që ju keni. Këtë vit fokusohuni në realizimin e ëndrrave tuaja pasi Saturni ju ndihmon t’I realizoni.

Peshorja

Imagjinoni një botë nëse do të dëgjonim me po aq pasion sa edhe flasim. Është në dorën tuaj të gjeni balancën e duhur mes të dyjave Peshore. Jupiteri në Shigjetar po ju bën më optimist, dëgjues, folës dhe mendues më i mirë. Fokusohuni në forcimin e lidhjeve familjare.

Akrepi

Jupiteri në Shigjetar ju frymëzon të përcaktoni vlerat e duhura për ju në këtë vit të ri. Mendoni për fjalë si integritet, mirënjohje dhe kurajo. Këto bindje do t’ju ndihmojnë të realizoni prosperitet financiar gjatë gjithë vitit. Saturni në Bricjap do t’ju ndihmojë të gjeni fjalët e duhura dhe besimet që do t’ju ndihmojnë në suksesin dhe gëzimin tuaj.

Shigjetari

Askush nuk do të ketë një vit të ri si ju Shigjetar. Planeti juaj sundues Jupiteri do të jetë guida e shenjës tuaj që është pak a shumë sit ë fitosh llotarinë. Ju jep mundësinë që të mundësinë që të ndiqni ëndrrat tuaja të guxoni dhe të jetoni një jetë për të cilën jeni krenarë. Saturni në Bricjap ju jep mundësinë të keni financa sa më të mira gjatë gjithë vitit.

Bricjapi

Saturni në Bricjap ju jep mundësinë që të formoni me kujdes identitetin tuaj. Pak nga pak do të shihni rezultate të mëdha ndërsa shënoni shumë arritje në jetënn tuaj.

Ujori

Kalendari juaj social do të bëhet akoma më I zënë Ujor. Pas lodhjes që keni patur gjatë gjithë vitit do të doni të ribashkoheni me miq dhe të ndërtoni të preferuarën tuaj- një komunitet. Jupiteri në Shigjetar ju jep mundësinë që të gjeni gjërat që ju përkasin. Saturni në Bricjap ndërkohë ju jep mundësinë të keni më shumë vetëbesim dhe vetëvlerësim nëse ju e lejoni.

Peshqit

Karrierra e ëndrrave është e juaja këtë vit dhe arritjet tuaja sa më lart janë të pashmangshme. Jupiteri në Shigjetar ju jep qëllime optimiste dhe strategji për sukses. Guxoni pa frikë drejt ëndrrave tuaja.

Article Logic
Execution time: 0.0031561851501465