Peshorja
Të lindurit në shenjën e Peshores gjatë Shkurtit do të kenë një ndjesi të përgjithshme çlirimi. Në këtë rast ata do të ndjejnë sikur kanë hequr nga supet një peshë të rëndë që i ka munduar prej kohësh.
Çdo gjë do të duket sikur po shkon në vendin e duhur. Është shumë e rëndësishme që të shijoni këtë fazë të ndryshimeve pozitive, por pa harruar që duhet të jeni gati, për të përballuar edhe ndryshimet jo dhe aq pozitive.
Binjakët
Ky Shkurt do të jetë i mbushur me optimizëm dhe gëzim për të lindurit e shenjës së Binjakëve. Gjithsesi ata duhet të kenë kujdes, që të mos priren nga entuziazmi i momentit për të marrë kështu vendime të gabuara.
Ky do të jetë një moment i denjë për të bërë ndryshimet e duhura në jetën tuaj, por gjithsesi do të trembeni pak nga qartësia me të cilën do të filloni të shihni atë çka ndodh rreth jush.