INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shmangini patjetër! Ushqimet që duhet t'u thoni 'JO', nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare!

Shmangini patjetër! Ushqimet që duhet t'u thoni 'JO', nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare!

Publikuar më: 12:20 15-12-2018

Një nga shkaqet kryesore të zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare është edhe dieta ushqimore. Dietat ushqimore të cilat përmbajnë tepricë të sodiumit janë një nga shkaktarët kryesorë të këtyre sëmundjeve. Më poshtë j’u tregojmë cilat ushqime duhet të shmangni nëse vuani nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kripa

Konsumimi i tepërt i kripës mund të dëmtojë zemrën si dhe sistemin kardiovaskular, kjo sepse kripa ndikon në dëmtimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Për më tepër, konsumi në sasi të mëdha të kripës mban ujin në organizëm dhe sjell dëme edhe në sistemin tretës.

Fast food

Një pjatë mesatare me patate të skuqura, përmban 19 gram yndyrna si dhe 270 mg sodium.
Mish i kuq

Mishi i kuq përmban yndyrna të hidrogjenizuara, të cilat mund të dëmtojnë zemrën si dhe venat, ndaj është e rëndësishme që ky produkt të konsumohet sa më pak.

Mishrat e përpunuar

Në grupin e produkteve të rrezikshme, për personat, të cilët vuajnë nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular janë edhe mishrat e përpunuar, si sallami, proshuta, pançeta si dhe produketet e tjera që kanë në bazë mishin e përpunuar. Nëse vuan nga hipertensioni, duhet të hash mish shumë pak të përpunuar me shumë pak kripë. Mishi që këshillohet për t’u konsumuar në të tilla raste është mishi i pulës si dhe ai i gjoksit të viçit.

Article Logic
Execution time: 0.0036749839782715