INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shmangni tharëset e duarve në tualetet publike

Shmangni tharëset e duarve në tualetet publike

Publikuar më: 08:24 14-06-2016

Nëpërmjet një studimi të fundit thuhet se sasia e baktereve në ajër afër tharësve të duarve është 27 herë më e madhe sesa sasia e baktereve kur përdoren letrat.

Tharëset e duarve mund të duken këndshëm për shkak të ambientit, sepse në këtë mënyrë kursehen edhe shumë letra, por studimi thotë se ata kanë më shumë baktere sesa çdo mënyrë tjetër e pastrimit të duarve.

Tharëset e duarve i shpërndajnë bakteret deri në tre metra distancë, ndërkohë letrat i shpërndajnë ato në një rreze deri në 25 cm.

Shkencëtarët rekomandojnë që nëse nuk mund t’i shmangni tualetet publike, të paktën pastroni duart mirë për të parandaluar shpërndarjen e baktereve.

Article Logic
Execution time: 0.0043318271636963