INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Shndërron” qentë në panda por merr kritika pa fund

Publikuar më: 10:45 10-02-2016

Një grua nga Singapori ka bërë bujë në medie pasi ngjyrosi qentë e saj si panda. Por veprimi i saj  është kritikuar si një akt mizor ndaj kafshëve.

Pronarja e qenve Meng Jiang, e cila sipas People’s Daily Online është parë duke shëtitur me ta pak ditë më parë, ka realizuar edhe një projekt fotografik që përfshin kafshët e pikturuara.

Fotot e qenushëve, të cilat janë adhuruar nga shumë klientë dhe admirues të studios, pasi janë postuar online kanë marrë shumë kritika. Në to thuhet se është e dëmshme për shëndetin të lyesh qentë me bojë.

“Dua t’u them të gjithëve se boja është profesionale, e sigurt dhe 100% organike”, ka komentuar Meng pas peticionit me 1900 firma kundër website-it të aziatikes.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871